Sporti

Kryetari i FFK-së konfirmon përfundimisht sa skuadra do të zbresin nga Superliga këtë edicion

08/16/2019 11:20
nga:M K

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, në një shkrim të publikuar në ueb-faqen zyrtare ka uruar klubet e Superligës për një fillim të mbarë të edicionit që hap siparin nesër me ndeshjen Feronikeli-Drenica.

Interesant është fakti se tashmë, kreu i shtëpisë numër një të futbollit kosovar ka konfirmuar edhe zyrtarisht se edicioni i ardhshëm, pra 2020/2021 do të jetë me dhjetë ekipe, përcjellë GazetaBlic.

Çka nënkupton se këtë sezon, do t’i kemi katër ekipe që do të përshëndeten nga elita e futbollit kosovar.

Në kuadër të strategjisë së re të FFK-së sivjet do të fillojmë me platformën digjitale të garave, duke u bërë kësisoj federata e parë në regjion që e zbaton një platformë të tillë.

Po ashtu, tashmë kemi vendosur edhe për reformimin e ligave tona. Si rrjedhojë, në fund të këtij kampionati katër skuadrat me bilancin më të dobët do të përshëndeten nga shoqëria elitare, derisa nga Liga e Parë do të ngjiten dy skuadra, duke pasur parasysh faktin se nga edicioni garues 2020/21 Superliga do të përbëhet nga 10 klube.

/GazetaBlic/

12/03/2019 13:27

Prokuroria kërkon t’i rritet dënimi Agim Ademit, mbrojtja thotë se po bëhet “luftë” për t’ia zënë postin në FFK