Cult

Krizë për artin në Kosovë

02/25/2018 10:25
nga:Gazeta Blic

Vlerësimi i artit luan një rol shumë të rëndësishëm për kulturën e vendit, ngase pranimi i artit në përgjithësi, tregon për kulturën që e posedon një vend. Kur ka pranim dhe vlerësim të mirëfilltë anashkalohet kriza në art, por megjithatë studimet e përgjithshme në këtë domen konstatojnë se ekziston një gjendje jo e mirë në fushën e artit.

Sa i përket krizës në art dhe arritjeve të reja në këtë fushë, piktorja nga Mali i Zi, Zake Prelvukaj, e cila me pikturat e saj ka depërtuar edhe jashtë vendit, ka thënë pwr KosovaPress se jo vetëm në shtetin e Kosovës por edhe në shtetet tjera është krizë për art, plus kësaj ajo ka edhe një kërkesë, që institucionet të përqendrohen më tepër tek të rinjtë, duke konsideruar se ata janë faktorë të rëndësishëm në zhvillimin dhe prezantimin e shtetit tonë.

E pyetur se a vlerësohet arti në bazë të shitjes së pikturave, ajo tha se kjo mund të konstatohet në bazë të blerësit, duke konsideruar se blerja e pikturave nga një koleksionues nga vendet e jashtme, konsiston në atë se kjo është një arritje kur ka interes nga jashtë Kosova.

Për fund ajo ka paralajmëruar risjelljen e një pikture nga Pikasso, të cilën vite më parë e kishin sjellë në galerinë e arteve.

Edhe piktori Ali Alimusaj, i njohur për bagazhin e tij me mbi 30 mijë vepra arti, me 50 vite që merret me art, ka një preokupim për artin, sepse sipas tij, të bësh art në Kosovës është problem shumë i madh, pasi pasohet nga vlerësimet subjektive, që janë larg mendimit kritik e të saktë.  

Sipas tij, tregu në Kosovë paraqet një problem të madh për piktorin, kjo ngase tregu po ndikon në përshtatjen e piktorëve të rinj, e jo në ruajtjen e veçorive të mirëfillta të artit që ata e kultivojnë.

Alimusaj theskoi se artin në përgjithësi e mbajnë të izoluar.

Zake Prelvukaj dhe Ali Alimusaj, janë piktorë që kanë një bagazh të pasur me vepra të ndryshme. Ata kontribuojnë edhe në arsim duke e gëzuar  statusin  profesor të Fakultetit të Arteve. Pritet të vazhdojnë në hapjen e ekspozitave tjera të reja, për ta promovuar punën e tyre të vazhdueshme në art./KosovaPress/