Showtime

“Krimineli më i pashëm në botë” fotografohet duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar pranë një shqiptari

07/14/2019 14:47
nga:Natyra

Jeremy Meeks e ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Jeremy Meeks njihet si “krimineli më i pashëm në botë”, ndërsa është një prej modelëve më të komentuar të momentit.

Emri i tij është lakuar për arsye të ndryshe e edhe për jetën private. Së fundmi, Meeks, ka qenë pjesë e promovimit të një dyqani të ri parfumesh në Cyrih të Zvicrës.

Aty edhe pati rastin të takohet me një shqiptarë me të cilin u fotografua duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Së fundmi ai u deklarua se është beqar pasi i dha fundt lidhjes me partneren e dytë.