Cult

Krijime të 72 artistëve, vijnë në Galerinë Qahili përmes ekspozitës ‘Unusual Message’

05/08/2019 15:13
nga:Natyra

Me 16 maj 2019, duke filluar nga ora 19:00, në Galerinë Qahili hapet ekspozita Unusual Message.

Kjo ekspozitë shpalos krijime të 72 artistëve e njëkohësisht profesorëve të 12 Universiteteve të ndryshme të botës.

Punime që përmbajnë njërën nga elementet, si hutin, librin, gjethet e ullirit, kafkën e deles, veja, shenja @, korbi, kanaqja, kapsja e letrave dhe retë krijojnë imazhe paradoksale dhe surreale. Elemente të jetës së përditshme kthehen në diçka artistike e rrëfejnë tema aktuale, ikonografi religjioze, natyrën dhe humorin. Artistët nga Bosnja dhe Hercegovina, Kina, Qipro, Franca, Irani, Korea, Meksika, Polonia, Rumania, Turqia, Amerika dhe Kosova tregojnë ngjarje me anë të dy përceptimeve dhe interpretimeve të ndryshme.

Kjo ekspozitë u mbështet nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Komuna e Prishtinës.