Cool

Kosovares i dështon keq botoksi në ditën e fejesës së vëllait

08/08/2019 11:34
nga:Gazeta Blic

Grupet e Facebook-ut së fundmi janë bërë adresë për të treguar problemet që kanë personat e ndryshëm, duke kërkuar kështu nga anëtarët që t’iu ndihmojnë me ndonjë zgjidhje që e dinë.

Kështu i ndodhi edhe një vajzës nga Kosova, e cila në një nga grupet në rrjetin social Facebook, që numëron më shumë se 150 mijë anëtarë, ka shkruar për një rast që i ka ndodhur.

Duke publikuar edhe tri foto në mënyrë anonime, ajo ka treguar se sot ka një aheng familjar, por, që nuk po mundet të shkojë shkaku që ka pasur një problem me një operacion plastic që pati në buzë.

“I kam bërë buzët po nipi im i vogël tu desht me përfaqë mka ra boks në buzë të sapo bome, e tahs buza u fry shumë pe mbaj me akull shpesh po spo më bjen në vend, kesh te te mjekja që mi ka boa jo veq fillerin ma heki komplet kishte mem ra buza pak ma posht po tash hala ma e ajt mu ka bo…”, shkruan kjo vajzë.

Operacionet plastike jo rrallë herë kanë përfunduar në këtë mënyrë.

Foto nga Facebook-u

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje.

UREGJENTTTT❌❌❌❌
anonim te lutem
e kam nje pytje per te gjithe .. jam brengos shum sepse sot e ka vllau fejesen dhe nuk po mundem me shku dot
arsyea eshte se i kam bere buzet po nipi im i vogel tu desht me perqaf mka ra boks nbuz te sapo bome . e tash buza u fry shum pe mbaj me akull shpesh po spo me bjen nvend kesh edhe te mjekja qe mi ka bo ajo veq fillerin ma heki komplet kishe mem ra buza pak ma posht po tash hala ma e ajt mu ka bo ju lutem shum bre motra a mos din kush qka mi bo buzes se nqs nuk me c’ ajet nuk muj me shku hiq nfejes vllaut 😭😭😭 ju lutem shumm se edhe pom dhem teper
e kam prit ket date shume e nuk muj me shku nqet gjendje
qka me bo qysh me sheru buzen te lutem a ka pas kush ksi rasti me kallxoni tlutem qka me bo 😭😭