Sporti

Kosova sot fillon aventurën për EURO 2021, përballë do ta ketë Luksemburgun

08/03/2019 12:06
nga:M K

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës, pasi edhe Përfaqësuesja A fillon misionin për tu kualifikuar në rrethin e ardhshëm për Eurobasket 2021.

Sfida e parë për Dardanët është ndaj Luksmeburgut, sonte nga ora 19:00 shkruan faqja zyrtare e federatës kosovare të basketbollit, përcjellë GazetaBlic.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, sepse në rast të fitores do të rriteshin gjasat për kualifikim. Pjesë e grupit është edhe Britania e Madhe, derisa fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Kosova ka filluar përgatitjet më 15 korrik, duke stërvitur dy herë në ditë, kurse gjatë kësaj periudhe, ka zhvilluar edhe katër ndeshje miqësore, dy me Sllovakinë në udhëtim dhe dy me Shqipërinë në Prishtinë.

Mungesë e madhe do të jetë Lis Shoshi, i lënduar, por Dardanët janë të motivuar për të fituar dhe për të bërë një hap para drejt misionit të kualifikimit.

12/06/2019 20:29

Pas tifozëve “Dardanë” edhe futbollistët e Kombëtares mbrojnë FFK-në