Sporti

Kosova – Britania e Madhe, mbyllet çereku i tretë – Ky është rezultati

08/07/2019 21:56
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh edhe çereku i tretë i duelit Kosovë – Britani e Madhe.

Mysafirët vazhdojnë të avansojnë, derisa epërsinë po e mbajnë në katër, 46-50, shkruan GazetaBlic.

Ishullorët po tregohen më të saktë sidomos nga gjuajtjet për tri pikë.

Loja e basketbollistëve tanë po karakterizohet me gabime të shumta, sidomos në fazën e sulmit, ku një numër i madh i pikëve po humben nga mos-serioziteti i lojtarëve.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në çerekun vendimtar, e ku shpresojmë që kombëtarja jonë të jetë në elementin e saj.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual sa i përket këtij dueli dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/

12/12/2019 08:24

Kosova mund të hyjë në vitin vijues pa buxhet