Lajme

Konjufca: Me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, shumë gjëra do të ishin kthyer mbrapa

06/13/2018 21:42
nga:M H

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se është e vështirë të paramendohet Kosova pa Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se VV-ja ka dhënë kontributin e saj për proceset e rëndësishme.

“Është e vështirë të imagjinohet Kosova pa Lëvizjen Vetëvendosje në këto 13 vite. Megjithatë ka qenë i ndjeshëm efekti i pranisë së Lëvizjes Vetëvendosje në këto vite dhe i veprimit të saj në sferën publike, sidomos pas hyrjes në institucione”, ka thënë Konjufca,  në RTV Dukagjini.

 

Konjufca u shpreh se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet shumë gjëra do të ishin kthyer mbrapa, ashtu siç kanë bërë edhe shtetet tjera kur kanë ndryshuar pushtetet.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur rastin të jetë në pushtet. Shumë gjëra do t’i kthente mbrapa Vetëvendosje po të ishte në qeverisje”, u shpreh Konjufca, duke shtuar se ky nuk është vetëm fenomen i Kosovës, duke përmendur vende si SHBA, përcjell Telegrafi.

“Po të ishte Vetëvendosje në pushtet nuk do të vinte në shprehje “Zajednica”. Ne jemi të bindur se të drejtat e serbëve duhet të jenë komunale, e jo përtej komunale”, ka shtuar më tej Konjufca.

“VV ka filluar si rezistencë me disa të tjerë por tani përfunduam vetëm. Për shembull, kur ishim bashkë me LDK-në, Thaçi dukej i dobët, por kur LDK-ja iu bashkua PDK-së, dhe kur disa deputetë u bënë ambasador, Vetëvendosja mbeti vetëm”, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Glauk Konjufca ka folur edhe për Planin e Ahtisarit, dukë thënë se ai e parashihte Serbinë jashtë Kosovës.

“Logjika e Ahtisarit ka qenë kjo: Serbia jashtë Kosovës, por territoret e banuara nga serbët jo bash në Kosovë. Sipas tij vetëm më këtë logjikë mundë të qëndroj Shteti i Kosovës”, ka thënë Glauk Konjufca.

06/13/2018 22:24

Konjufca flet për finalen e dialogut me Serbinë