Lajme

Konjufca: Kandidimi i Kurtit nxiti pakënaqësitë në VV

03/12/2018 22:24
nga:Q F

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjfuca, ka thënë se kandidimi i Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, është shkaku i largimit të disa deputetëve nga partia.

Konjufca në një intervistë në Report TV, ka thënë që në momentin që Kurti e ka bërë publike kërkesën e tij për të kandiduar për kryetar të VV-së, kanë shpërthyer menjëherë pakënaqësitë.
“ Brenda vetëvendosjes,ashtu si në çdo parti normale evropiane të këtij shekulli, dominojnë diskutimet, mospajtimet eventuale të anëtarëve të organeve të subjektit politik”.
Kësaj radhe këto mospajtime janë më ndryshe, sepse kanë shkuar deri në krijimin e një grupi të definuar, që ka filluar më dorëheqje të koordinuara dhe të sinkronizuara.

Ata kundërshtimin e filluan duke mos u pajtuar me kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në momentin që kjo u bë e ditur, përnjëherë ka filluar një pakënaqësi në LVV, nga anëtar të shquar të VV-së, dhe njerëz të cilët mbajnë pozita institucionale edhe në parlament, të cilët ishin të pakënaqur me kandidimin e Kurtit për kryetar të VV-së”, ka deklaruar Konjufca, raporton Periskopi.

Sa i përket personalitetit të Albin Kurtit, Konjufca ka thënë që ai asnjëherë nuk merr vendime pa u konsultuar me të tjerët.

“Unë kam biseduar me ta, dhe ata mendojnë se ekziston një bashkim i pa shkputshëm ndërmjet personalitetit të Albin Kurtit dhe mënyrës së bërjes politikës.

Këto nuk më kanë bindur, sepse e njoh Albin Kurtin nga viti 2003. Ne kemi qenë bashkëthemelues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti nuk merr asnjëherë asnjë vendim vet. Ai pyet vazhdimisht se çfarë duhet të bëhet.

Në momentin që konceptin politik e ka bindje, ai e shtyn përpara. Nëse nuk ka pajtueshmëri mes bashkëpuntorëve ai nuk e bënë këtë gjë. Kjo është përvoja ime e bashkëpunimit me të, dhe mendoj që është një cilësi e një lideri që ka formim demokratik, përndryshe do të kishte vepruar ndryshe”, ka thënë ndër të tjera Konjufca./Periskopi/

08/21/2018 10:05

Kurti: Kjo festë është ftesë për solidaritet