Lajme

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni tregon sa ka qenë përqindja e daljes së votuesve, deri në ora 15:00

04/21/2019 16:18
nga:Gazeta Blic

Deri në ora 15, gjithsej kanë votuar 396.252 qytetar që është 28.89 për qind, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore, raporton gazeta KOHA.

Siç njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KDSH), Oliver Derkoski, ende nuk kanë arritur rezultatet edhe nga tre komuna, Gazi Babë, Gostivar dhe Kriva Pallankë, por pritet që ato në mënyrë drastike ta ndryshojnë këtë rezultat.

“Nuk ka shkelje serioze të procesit zgjedhor. Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë, pas ndodnjë problem të theksuar. Shpresojmë që kështu të përfundojë edhe dita, ashtu siç kemi apeluar dhe pritur, që zgjedhjet të zhvillohen në atmosferë demokratike dhe korrekte”, theksoi Derkoski.

Ai, megjithatë informoi se deri në KSHZ kanë arritur 8 ankesa të reja për shkelje të së drejtës së votës, të cilat me kohë do të analizohen.

Derkoski në pres-konferencën me gazetarë, ka informuar edhe për daljen në zgjedhje të qytetarëve veç e veç për çdo komunë.

Të dhënat e KSHZ deri në ora 15 tregojnë se dalje më e madhe e votuesve është regjistruar në Prilep, 43.75 për qind, ndërsa në Likovë 9.75 për qind./koha.mk

11/14/2019 17:21

Rinumërimi i rreth 90 për qind të vendvotimeve dëmton procesin zgjedhor