Sporti

Komisioni Disiplinor dënon keq Prishtinën për fyerjet e tifozëve ndaj FFK-së

05/16/2018 17:06
nga:Y.K

Fyerjet e tifozëve të Prishtinës, Plisat, ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, i kanë kushtuar rëndë klubit bardhekaltër.

Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka dënuar me dy mijë euro Prishtinën.

Me dy mijë Euro u dënua edhe Drita për lëshimet në organizim në ndeshjen me Trepçën ’89, raporton Gazeta Olle.

V E N D I M E

KF “ BEHARI “ nga Vitomirica , në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor për shkelje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores së garave dhe të disiplines ( për aktivizim të lojtarit të paidentifikuar në vend të lojtarit të pa qenë ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ana e klubit të futbollit “ Behari “ nga Vitomirica );

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 9. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

MIFTAR RAMA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për mashtrim dhe sjellje në lajthitje të komisionit dhe përsonit zyrtar në rastin e aktivizimit të lojtarit të pa identifikuar në emër të lojtarit të pa qenë në ndeshjen e javës së XXX_të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit në procedure );

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 8. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.

ASMIR ZEKIQ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës në procedure të hapur disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshim si përfaqësues zyrtar në aktivizimin dhe paraqitjen e lojtarëve me të drejtë loje në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese ; )

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 ( një ) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe funkcioneve tjera , në bazë të Rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 8

12/13/2018 22:12

Federata e futbollit organizoi pritje për gazetarët sportiv