Sporti

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar rekord të ri në duelin ndaj Malit të Zi

10/16/2019 22:21
nga:M K

Kosova vazhdon me formën fenomenale në kualifikimet për kampionatin evropian.

Kombëtarja që me lojën e saj ka detyruar edhe mediat më të mëdha botërore ta kthejnë vëmendjen nga ky vend i vogël në këtë cep të harruar të Ballkanit, ka regjistruar një rekord interesant në finalen e parë nga tre sosh, sa i kanë mbetur deri në fund, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për takimin ndaj Malit të Zi, të cilin “verdhë e kaltërit” e fituan pastër 2-0, për të mbajtur gjallë shpresat për EURO, kuptohet duke mos llogaritur Ligën e Kombeve, e cila është karta e fundit për djelmoshat e Challandes.

Kombëtarja jonë në sfidën kundër Malit të Zi, ka arritur të regjistrojë 21 goditje në drejtim të portës. Kjo nënkupton se mesatarisht çdo 4.2 minuta ka gjuajtur në drejtim të portës mysafire, për të regjistruar kështu rekord të ri.

/GazetaBlic/

11/14/2019 13:26

Varhelyi: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet suksesshëm më 2020