Showtime

Koleksioni i pabesueshëm i makinave të Kylie Jenner

10/09/2019 18:28
nga:L I

Kylie Jenner kohëve të fundit u kritikua rëndë për shpenzimet e saj, pasi bleu një Bugatti Chiron për 3 milion dollarë.

Fansat e saj e qortuan se paratë e saj ndoshta mund ti shpenzohen më mirë për bamirësi. Jenner duket të jetë ndikuar nga këto reagime pasi ajo e fshiu postin e saj në Instagram.

Kylie e cila është nëna e Stormie, është drejtoreshë e përgjithshëme e Kylie Cosmetics, dhe ajo është rrugës për tu bërë miliarderja më e re me një vlerë neto të vlerësuar prej 900 milion dollarë.

Kylie më e vogla e familjes Kardashian-Jenner, duket se ka një passion të madh për makinat sepse edhe para Bugattit, Jenner kishte mbledhur mjaft makina për koleksionin e saj.\

Nga Lambourghini Aventador, Vintage Rolls Royce te Mercedes G-wagon, Kylie ka një koleksion të jashtëzakonshëm të makinave.