Sporti

Klubi i Feronikelit me postim të çuditshëm para superfinales me Prishtinën

05/19/2019 13:02
nga:M K

Sot mësohet kampioni i ri i Kosovës në futboll.

Me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, do të përballen Feronikeli dhe Prishtina, aty ku edhe do të mësohet skuadra e re kosovare që për një vit do ta mbajë mbi supe epitetin e kampiones në elitën e futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic.

Përkundër se pritet një spektakël në qytetin në zemër të Kosovës, postimi i fundit i klubit “bardhë e gjelbër” lë shumë për t’u dëshiruar.

Ata kanë njoftuar se ende ka bileta për t’u shitur, ndërsa siç dihet kapaciteti nuk është më shumë se 2000 ulëse.

Kjo paksa e çuditshme, megjithatë mbetet të presim deri para fillimit të ndeshjes.

Më poshtë postimi i plotë:

“Ka mbetur edhe një sasi e kufizuar e biletave për ndeshjen e sotme mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Deri në ora 12:00, biletat do të shiten në pikën e zakonshme Restaurant “Dijamant”, në Drenas.

Kurse pas orës 12:00 do të vazhdojë shitja e tyre edhe para dyerve të stadiumit.

Lusim shikuesit që të vijnë me kohë në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, pasi që dyert e stadiumit mbyllen një orë para fillimit të ndeshjes, pra në orën 15:00”.

/GazetaBlic/

08/16/2019 12:38

Ylli i Dritës nënshkruan me Feronikelin