Sporti

Klopp zbulon diçka interesante: Ja çka thashë pas golit të Salah!

04/15/2019 13:12
nga:Lorik J

Jurgen Klopp shpjegon se goli i Mo Salah e ka lënë pa fjalë.

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndaj Chelseat me rezultatin 2-0, me Salah që shënoi një eurogol nga distanca, përcjell GazetaBlic.

Klopp ishte shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës dhe pas ndeshjes komentoi golin e Salah, duke thënë me ironi se ai kishte pamjen më të mirë në stadium tek ai rast.

“Goli i Salah, ai rast më bëri të shpërthejë, për pak minuta më humbën fjalët”, tha Klopp.

“E pashë atë me të vërtetë mirë, ishte në anën time. Unë isha personi i parë në stadium që e dija se po shkonte në rrjetë.

“Unë nuk mendova fare, unë vetëm e shijova atë gol”, përfundoi ai për Sky Sports.

/GazetaBlic/