Lajme

Klintoni u drejtohet qytetarëve të Kosovës me një videomesazh për dhjetëvjetorin e pavarësisë!

02/16/2018 22:30
nga:FL.B

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton me anë të një video të shkurtër që e ka bërë publike në llogarinë e tij në “Facebook”, i ka uruar popullit shqiptar në Kosovë, dhjetëvjetorin e pavarësisë, shkruan GazetaBlic.

Klinton në videon me gjatësi rreth tre minuta i ka kërkuar nga populli i Kosovës që t’i ulin armët e të punojnë së bashku në ndërtimin e një të ardhme, për të cilën ai beson se do të jetë një e ardhme e ndritur.

“Sot unë jam shumë krenar, që t’i përgëzoj dhe t’u uroj gjitha të mirat gjithë popullit të Kosovës. Dhe ju po festoni dhjetëvjetorin e pavarësisë tuaj. Kosova gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën time dhe jam shumë mirënjohës që si president i Shteteve të Bashkuara mund t’u ndihmoj që të ndërtoni të ardhmen e lirisë, prosperitetit dhe tolerancës. Ju keni bërë shumë hapa të rëndësishëm gjatë një dekade, për ta realizuar këtë të ardhme. Unë vazhdoj të besojë që Kosova është një shtet i drejtë, dhe një shtet i barabartë i Bashkimit Evropian, NATO-s, dhe Komunitetit Ndërkombëtar…Për ta bërë këtë është e nevojshme që të vazhdoni të punoni, t’i lini në të kaluarën konfliktet…Kujtoni që demokracia e vërtetë është një rregull i shumicës, ajo po ashtu është edhe e drejtë e minoriteteve, në bërjen e vendimeve…Është një kurajë e madhe nga të gjitha anët që të lëshojnë armët, dhe t’i marrin lapsat. Dhe kjo kurajë është e barabartë me vlerën e popullit të Kosovës, dhe kjo është ajo që mua më bënë të besoj që e ardhmja e shteti tuaj është e ndritur. Kështu që, unë u bashkohem juve në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë suaj. Gjithmonë do të jem i lumtur që më është dhënë mundësia që t’u ndihmoj juve që t’ia filloni dhe shpresoj që t’u shoh juve që po kujdeseni për shtëpinë tuaj deri në fund, paçi fat! –  është mesazhi i presidentit Klinton, përcjellë GazetaBlic.

Kjo është video origjinale e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton:

12/14/2018 22:25

Haradinaj, për Ushtrinë: Sot duhet të gëzohet edhe Serbia!