Sporti

Kjo skuadër i premton Llapit deri në 50 mijë euro nëse e mposht Flamurtarin

05/19/2019 10:25
nga:M K

Dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Llapit pritet të jetë më interesant se që është pritur.

Ndonëse llapjanët nuk kanë ndonjë pretendim në kampionat, ata do të hyjnë për ta fituar ballafaqimin me Flamurtarin.

Gazetasheshi merr vesh se Trepça ’89 ka ofruar premi të majme për Llapin nëse arrin ta mposhtë ekipin nga kryeqyteti.

Shuma mësohet të jetë rreth 50 mijë euro.

Me fitore eventuale të Llapit dhe të Trepçës ’89 ndaj KEK-ut, mitrovicasit do t’i shmangen barazhit dhe kryeqytetasit mbijetesën do ta kërkonin pikërisht nga barazhi.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

10/19/2019 16:30

Kjo është renditja tabelare në IPKO Superligë pas duelit të sotëm, Flamurtari – Drenica