Lajme

Presidenti slloven deputetëve: Keni guximin politik, ratifikojeni demarkacionin

02/13/2018 10:14
nga:M H

Presidenti slloven Borut Pahoru u ka bërë thirrje ligjvënësve kosovarë që t’i zgjidhin të gjitha marrëveshjet përfshirë edhe ato me kufirin.

Ai gjatë fjalimit të tij para deputetëve, i ka premtuar atyre se Sllovenia do të jetë gjithmonë përkrahëse e Kosovës.

“Erdha në Kosovë si shokë, si president i një shteti që ka marrëdhënie të mira me shtetin e juaj. Unë erdha në prag të 10 vjetorit të pavarësisë që ne të forcojmë marrëdhëniet e mira. Pranoni urimet e mia më të sinqerta për të ardhmen e juaj të ndritur.

Sllovenët dhe kosovarët e kuptojnë sakrificën e vendeve tona drejt pavarësisë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për të drejtat e minoriteteve, duke thënë se ajo është njëra ndër detyrat më të rëndësishme që duhet të përmushet

“Unë erdha në Kosovë si shok i kosovarëve dhe serbëve dhe të gjithë minoriteteve që jetojnë këtu. Unë si mik i juaj ju inkurajoj që të vazhdoni bisedimet dhe të respektoni marrëveshjet kjo është e rëndësishme për një stabilitet politik në të gjithë rajonin dhe në veçanti për Ballkanin perëndimor.

Ju jeni të vetëdijshëm për përkrahjen e Sllovenisë dhe timen personale për të arritur paqe për të gjithë Ballkanin perëndimor dhe në veçanti Kosovën”, ka shtuar ai.

Presidenti slloven ka thënë se është e rëndësishme që vendi të zgjedh të gjitha mosmarrëveshjet, edhe ato me kufirin.

“Unë e kuptoj kompleksitetin e kësaj çështje. Unë si një mik i juaji ju rekomandoj që të mos hezitoni që të miratoni marrëveshjen

Unë e di se sa është e vështirë për ju për parlamentin por nuk ka mënyrë tjetër, nëse ne duam që të arrijmë stabilitet në rajon”, ka përfunduar ai.

 

 

04/27/2018 17:31

Avokati i Popullit shfajëson Thaçin për deportimet e ‘gylenistëve’