Sporti

Kjo është skuadra që ka shpenzuar më së shumti në këtë merkato

09/03/2019 20:59
nga:M K

Real Madridi është skuadra që ka shpenzuar më së shumti këtë merkato.

Galaktikët gjithsej këtë afat kalimtar ka bërë prurje në vlerë prej 305 milionë eurosh, shkruan GazetaBlic.

Ardhja e Hazardit, Mendyt e Jovic, kanë shpenzuar arkat e klubit mbretëror, që edicionin e kaluar nuk fitoi gjë prej gjëje.

Megjithatë, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sezonin e ri, derisa më poshtë mund t’i shihni emrat e përforcimeve të kampionit të 13-fishtë evropian.

Eden Hazard (€100m nga Chelsea), Luka Jovic (€60m nga Frankfurt), Eder Militao (€50m nga Porto), Ferland Mendy (€50m nga Lyon), Rodrygo (€45m nga Santos), Alphonse Areola (huazim nga PSG).

/GazetaBlic/

09/15/2019 13:40

Manchester United i kundërpërgjigjet Real Madridit, 75 milionë euro për mesfushorin e njohur