Sporti

Kjo është renditja tabelare në grupin e Kosovës pas ndeshjeve të sotme

10/11/2019 23:03
nga:M K

Anglia ka regjistruar sonte humbjen e parë në grupin A, duke u mposhtur nga Çekia me rezultat 2-1.

Kjo humbje e albionëve, ua ka zbehur gjasat futbollistëve të Kosovës, pasi tani atyre do t’u duhet të shënojnë dy fitore në dy ndeshjet e radhës ndaj Malit të Zi e Çekisë, derisa në fund të barazojnë me Anglinë, shkruan GazetaBlic.

Renditja tabelare ka ndryshuar totalisht, me dy kombëtaret e para që kanë pikë të barabarta.

Kujtojmë se Kosova këtë xhiro pushoi, derisa të hënën do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Malit të Zi.

/GazetaBlic/

11/13/2019 16:03

Trajneri i Çekisë shpreson për fitore në ndeshjen me Kosovën