Sporti

Kjo është renditja e shteteve më të suksesshme në lojërat evropiane “Minsk 2019”

06/22/2019 19:34
nga:M K

Kosova vazhdon të shënojë suksese të jashtëzakonshme në fushën e sportit.

Përderisa politikanët pak ditë më parë u’a dhanë një “thikë pas shpine” sportistëve duke mos votuar amandamentin që kishte të bëjë me ligjin për sponorizim, kjo nuk i ka penguar sërish djemtë dhe vajzat sportiste të shtetit tonë, që të vazhdojnë me fitore të mëdha, shkruan GazetaBlic.

Padyshim se sot, xhudoja kishte vëmendjen kryesore, ku në kryeqytetin bjellorus, Minsk, Majlinda Kelmendi rrëmbeu medaljen e artë deri në 52 kilogram, kurse Nora Gjakova atë të argjendtën, deri në 57 sosh.

Kjo ka bërë që Kosova në këto lojëra, të pozicionohet më lartë sesa Franca e Britania, shtetet këto që shquhen për numrin e madh të sportistëve.

/GazetaBlic/

07/07/2019 07:48

Ngjarjet kryesore që pritet ta karakterizojnë ditën e sotme në Kosovë