Sporti

Kjo është paga e çmendur që e kërkon Neymari nga Barcelona dhe Real Madridi

08/23/2019 22:08
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për Neymarin, e ardhmja e të cilit edhe më tutje është në pikëpyetje, shkruan GazetaBlic.

Kjo për shkak se asnjëra prej skuadrave nuk po arrin asesi të dakordohet me PSG-në për ndonjë marrëveshje finale eventuale.

PSG-ja kërkon një shumë të çmendur të parave për të hequr dorë nga ai, derisa ka deklaruar se nuk pranon kurrfarë oferta ku janë të përfshirë futbollistë, por vetëm para “cash”.

Megjithatë, duket se as Real Madridi e as Barcelona nuk do të mund t’i plotësojnë kushtet e lojtarit brazilian, edhe pse mund të “gjejnë” para për ta blerë 28 vjeçarin.

Kjo pasi, ylli i kampionëve francezë, po kërkon hiç më pak se 35 milionë euro në sezon dhe një kontratë prej pesë vitesh, përndryshe nuk do të kalojë në Spanjë.

Kjo ofertë, vështirë se do të pranohet nga ndonjëri prej gjigantëve spanjoll, megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në javën e fundit të merkatos.

/GazetaBlic/

11/09/2019 22:56

Messi’t i buzëqesh “Topi i Artë”, Barcelona fiton dhe merr sërish kreun e La Ligas