Fit&Sexy

Kjo bimë ka forcë shëruese: Mbron nga sëmundjet dhe ngadalëson plakjen!

10/25/2019 23:21
nga:M K

Në vazhdim lexoni cilat janë ato të mira shëndetësore që i sjell kjo bimë e cila mbin vetë

Bordullaku është bimë e cila rritet gjithandej përreth nesh – në kopshte, pranë lumenjve, përrenjve, por dhe pranë rrugëve

Shumica e njerëzve i ndukin, sepse prishin dukjen e sipërfaqeve të betonit, duke mos ditur se vërtet shëron kjo barishte.

Mbillet në vende me diell, ndërsa përshtatet në zallishtë, në dhe të drenazhuar mirë. Është rezistuese ndaj temperaturave të larta dhe të ulëta, si edhe ndaj thatësisë, ndërkaq rritet edhe në tokë jo të mirë.

Rritet shumë shpejt dhe që pas tri deri katër javësh mund të vilet. Kjo bimë përmban thartira yndyrore omega 3, bashkime të cilat kryesisht gjenden në vajra peshku. Pra, forcon sistemin kardiovaskular dhe sistemin e imunitetit.

Është përplot antioksidantë të cilët mbrojnë nga shfaqja e kancerit dhe e ndikimit të dëmshëm të radikaleve të lira.

Ka cilësi kundërinflamatore, ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterinës në gjak, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pengon krijimin e ngjizjes së gjakut në arterie.

02/12/2018 15:54

Kjo bimë shqiptare parandalon rënien e flokëve