Cool

Këtë e quajmë punë: Dyzet ketra u trajnuan për të thyer arra për një film të ri

08/11/2019 12:45
nga:Natyra

Edhe pse me teknologji të sofistikuar – regjisori i filmit “Chocolate Factory”, Tim Burton ka refuzuar të i bënte skenat me kompjuter për një skenë të shkurtër me ketra.

Sipas tij, duhet të ishte sa më e vërtet që mundet, që nënkuptonte ketra të cilët thyenin arra.

Në film, ketrat janë të ulur në stol duke provuar kualitetin e arrave, derisa puna e tyre ndërpritet në mënyrë të vrazhdë nga një person. Dhe kjo gjë kërkonte ketra të vërtet dhe të trajnuar, raporton “BBC News”.

Për të arritur këtë, Steve Vedmore, një trajner i kafshëve ka punuar me ketra për 9 javë rradhazi për t’i trajnuar ata, për këtë skenë të famshme, transmeton lajmi.net.

Për shkak të marrëveshjes së konfidencialitetit, ai nuk kishte mundësi të zbulonte gjithçka që ndodhi përgjatë trajnimit, por ai tha se disa ketra janë të lehtë të punosh me ta e disa të tjerë jo, sepse ka disa ketra të cilët janë agresivë dhe e bëjnë punën më të vështirë dhe shpesh herë duhet edhe të i largojmë për shkak se nuk janë të sigurt për të punuar me njerëz, mund të kafshojnë.

Trajnimi bazohet në shpërblimin e ushqimit-sa herë që ketrat kanë kryer diçka që iu është mësuar dhe kërkuar ata janë shpërblyer me ushqim.
Pas trajnimit, të gjithë ketrat u kthyen në vendin ku kanë qenë apo në familjet në të cilët janë adoptuar. Ketrat kanë qenë të mbrojtur 100% nga trajnerët. /