Sporti

Këta janë aksionarët e rinj të Ferizajt

08/13/2019 18:50
nga:M K

Ferizaji bëhet skuadra e dytë kosovare që kalon në shoqëri aksionare, pas Prishtinës.

Klubi nga Anamorava e ka ndërruar statusin sot, derisa të njëjtin e ka konfirmuar përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”, shkruan GazetaBlic.

“Zyrtare: klubi ynë është ne shoqeri Aksionare. Sot, zyrtarisht morëm çertifikatën e biznesit për klubin tonë KF. Ferizaj e cila edhe zyrtarishte ështe pjes shoqeris Aksionare. Urime Ferizaj”, ka shkruar klubi kosovar.

Tashmë janë mësuar edhe emrat e aksionarëve të rinj në klub, derisa mbetet të shihet nëse do t’ia arrijnë të tregohen të suksesshëm.

/GazetaBlic/

11/03/2019 14:57

Gjilani me “poker” për t’iu afruar Ballkanit, Ferizaji regjistron humbjen e katërt rresht