Lajme

Këta janë 5 kandidatët nga LDK që meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit

10/04/2019 19:23
nga:Gazeta Blic

“Gazeta Blic” ka bërë përzgjedhjen e pesë kandidatëve për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Vlora Dumoshi – Ka shërbyer si shefe e kabinetit qeveritar të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Dumoshi ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e kaluar. Ajo synon sërish që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e 6 tetorit ajo garon me numër 18.

Arban abrashi –Është anëtar i Kryesisë së LDK-së, kurse ka ushtruar disa funksione institucionale. Nga viti 2008 deri më 2010 ai ka qenë këshilltar i ministrit të administrimit dhe pushtetit lokal. Në vitin 2010 ai është bërë këshilltar në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, kurse një kohë e ka ushtruar edhe funksionin e zëvendësministrit në Ministrinë e Integrimeve. Në qeverinë paraprake të drejtuar nga ish-Kryeministri Isa Mustafa, Abrashi ka qenë Ministër i Punës dhe Mirëqenies sociale. Në zgjedhjet e vitit 2017 ka arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai tani sërish garon për këtë post në zgjedhjet e 6 tetorit.

Arben Gashi –Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura. Gashi, ishte një nga deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës. Ai është në garë për t’u bërë deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Faton Peci – Është angazhuar shumë vite më parë në LDK. Ai ka ushtruar pozitën e këshilltarit në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në qeverinë e kaluar. Peci, garon për deputet të Kuvendit të Kosovës për herë të parë.

Ismet Beqiri – Ne zgjedhjet komunale ne vitin 2002 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës. Gjatë mandatit të tij, Prishtina shënoj përparim ne shumë aspekte edhe pse për shkaqe financiare dhe ligjore mbetet ende shumë për tu bërë. Beqiri, ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës edhe në legjislaturat tjera. Si deputet, ai ka qenë mjaft aktiv, duke ngritur zërin në të mirë të vendit pothuajse në çdo seancë plenare. Ai garon sërish për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.