BLIC.TV

Kështu i komenton Molliqaj deklaratat e Thaçit për bashkim me Shqipërinë

05/31/2019 22:51
nga:FL.B

Deputet i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka folur për idenë e dhënë së fundmi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për bashkim me Shqipërinë, shkruan GazetaBlic.

Sipas tij, Thaçi nuk e ka me përnjëmend këtë ide, të cilën e quan si të mirë por që s’guxon ta besojë.

Kisha dashur që ky të jetë një reflektim i tij dhe ai me pas përnjëmend, sepse nëse ideja e bashkimit të shqiptarëve prodhon mirëqenie si dhe siguri për shqiptarët dhe krijon njëfarë balanci në rajon. Është ide e mirë por nuk guxoj ta besoj se Thaçi e ka përnjëmend se përvoja jonë politike me të, tregon që qëndrimet politike i ka në bazë të nevojave ditore politike ose agjendave të kohës,”- tha ai.

/ © GazetaBlic /

05/31/2019 22:45

Molliqaj komenton skandalin më fajde, ja çka thotë për Kadri Veselin