Lajme

Kërkesa skandaloze e Milaim Zekës, të cilën nuk e miratoi Kadri Veseli

05/16/2019 10:58
nga:A. R.

Me të filluar seanca për për gjenocidin e Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1988-99, ka ardhur një kërkesë nga deputeti Milaim Zeka, shkruan Gazeta Blic.

Ai kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që të mbahet një minutë heshtje në nderim të veprës së Ukshin Hotit dhe të gjithë viktimave të luftës.

“Mendoj që si parlament dhe në nderim ta bëjmë një minutë heshtje për veprën e z. Hoti dhe viktimave të luftës”, tha Zeka.

Si e tillë, kjo kërkesë e Milaim Zekës konsiderohet gabim i rëndë pasi Ukshin Hoti është ende i zhdukur dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, për këtë reagoi krye parlamentari Veseli i cili nuk lejoi edhe një gjë të tillë. Tha se nuk mund ta bëj këtë pasi që nuk dihet akoma fati i të zhdukurve.

“Nuk guxojmë ta bëjmë një minutë heshtje për njerëzit për të cilët nuk e dimë fatin e tyre”, tha Veseli.

Në rend dite janë, formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë si dhe vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Memorialit të Dëbimit dhe Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

Ndryshe, në këtë seancë të pranishëm janë 64 deputetë.

@Gazeta Blic