Showtime

Këngëtarja e njohur e lumtur pranë miliarderit mysliman

10/10/2019 10:30
nga:Natyra

Rihanna flet për lidhjen e saj.

Rihanna ka dhënë një intervistë tjetër të rrallë, këtë herë në revistën Vogue, ku foli për marrëdhënien e saj me miliarderit Hassan Jameel (pa e emëruar atë me emër, siç është stili i saj), dhe konfirmoi për herë të parë se thashethemet ishin të vërteta.

Komentet e këngëtares së njohur për të dashurinë e saj ishin të shkurtra.

“Po, unë po takohem. Unë jam në një marrëdhënie ekskluzive për ca kohë, dhe po shkon vërtet mirë, kështu që jam e lumtur“, tha këngëtarja.
Rihanna dhe Hassan, një biznesmen saudit, kanë qenë së bashku për dy vjetët e fundit.

Ajo gjithashtu konfirmoi se dëshiron fëmijë, duke thënë “pa dyshim“. Rihanna në fillim të vitit kishte dhënë një intervistë për revistën Interview. Ajo i tha Sarah Paulson se “natyrisht” që ishte e dashuruar me Hassan. Kur u pyet nëse kanë planifikuar të martohen, Rihanna u përgjigj: “Vetëm Zoti e di atë, vajzë. Ne planifikojmë dhe zoti qesh, apo jo?“.