Lajme

Kënaqej në diskotekat gjermane duke paguar me 50 euro false, dënohet shqiptari

05/25/2018 08:31
nga:M H

Për shkak të falsifikimit të parave një shqiptar (25) është dënuar me 2.5 vjet burg, shkruan mittelbayerische.de

25 vjeçari u shpall i fajshëm për falsifikimin e disahershëm të monedhës 50 eurëshe dhe i ka përdorur në Regensburger Altstadt për të blerë pije, ku si këmbim ka marrë paratë origjinale.

Por kjo nuk rezultoi suksesshëm në diskotekën “Sudclub” am Domplatz ku kamarieri e zbuloi paranë e falsifikuar, i cili menjëherë njoftoi sigurimin.

Përkundër tentativës për t’u larguar, shqiptari bie në duart e policisë, të cilët i sekuestruan 14 bankënota të falsifikuara, përcjell albinfo.ch.

Shoku i tij (23), i cili jeton dhe punon në Regensburg, është dënuar me kusht – në mungesë të provave.

10/16/2018 21:07

Kemi gol në superndeshjen Francë – Gjermani