Lajme

Kelmendi: Pse Thaçi dhe Haradinaj s’po i ftojnë Vuçiqin dhe Bërnabiqin ta vizitojnë këto ditë Kosovën?!

03/28/2019 20:08
nga:A. R.

Publicisti Adriatik Kelmendi, ka thënë se po të ishte në vendin e presidentit Hashim Thaçi dhe të kryeministri Ramush Haradinaj, ai do t’i bënte ftesë zyrtare presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres serbe Ana Bërnabiq, që të i vizitojnë vendet e masakrave, Izbicë, Mejë, Krushë, Celinë e të tjera. Ku vetëm në periudhën nga 20 marsi deri më 14 qershor të vitit 1999, janë vrarë 6.872 shqiptarë nga forcat serbe, njofton Gazeta Blic.

Kelmendi ka shtuar ftesën zyrtare për udhëheqësit serb do t’ua dërgonte si kumtesë çdo ditë edhe të gjitha mediave ndërkombëtare.

Shihni shkrimin e plotë të Adriatik Kelmendit të bërë në ‘Facebook’.

Pse Thaçi dhe Haradinaj s’po i ftojnë Vuçiqin dhe Bërnabiqin ta vizitojnë këto ditë Kosovën?!
Po të isha në vendin e tyre, që nga 24 marsi, çdo ditë do t’ia dërgoja nga një ftesë zyrtare për të shkuar në vendet e masakrave, Izbicë, Mejë, Krushë, Celinë, Lybeniq, Qyshk, Zahaq, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Suharekë etj.
Saktësisht 6.872 civilë shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe vetëm në periudhën nga 20 marsi deri më 14 qershor të vitit 1999.
Ftesën zyrtare për Vuçiqin e Bërnabiqin do t’ua dërgoja si kumtesë çdo ditë edhe të gjitha mediave ndërkombëtare.

05/12/2019 13:35

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli-Kosovë, këto janë çmimet