Sporti

Katër super ndeshje na presin sot në Kupën e Botës

06/16/2018 08:13
nga:Lorik J

Tashmë Kupa e Botës është në mendjet e çdo adhuruesi të futbollit.

Si çdo ditë edhe sot na presin disa ndeshje jashtëzakonisht interesante, shkruan GazetaBlic. Në ditën e djeshme u zhvilluan tre takime mjaft të rëndësishme. Kombëtarja e Uruguait ka mposhtur Egjiptin nga ora 14:00, Irani gjithashtu fitoi ndaj Markout në ndeshjen e zhvilluar nga ora 17:00, kurse Portugalia dhe Spanja dhuruan spektakël në fushë, por jo edhe fitues. Spanja dhe Portugalia barazuan me rezultatin 3-3.

Spektakli i Kupës së Botës vazhdon edhe në ditën e sotme. Ndeshja e parë sot zhvillohet mes Francës dhe Australisë nga ora 12:00, më pas nga ora 15:00 – Argjentina e Leo Messit takohet me Islandën.

Peru dhe Danimarka takohen nga ora 18:00, ndërsa Kroacia dhe Nigeria mbyllin ndeshjet e sotme nga ora 21:00.

GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar me çdo risi nga ndeshjet e sotme.

09/15/2019 15:26

Përfundon çereku i tretë i finales së botërorit të basketbollit, Argjentinë – Spanjë