Sporti

Katër lojtarë të Kosovës mungojnë në stërvitje, kjo është arsyeja

10/11/2019 18:25
nga:M K

Kosova sot zhvillon stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve para duelit jetik ndaj Malit të Zi.

Megjithatë, në seancën stërvitore mungojnë katër futbollistë, për shkak se në duelin e djeshëm miqësor ndaj Gjibraltarit luajtën për 90’të minuta, shkruan GazetaBlic.

Samir Ujkani, Dreshevic, Nuhiu e Rashkaj, kanë munguar sonte, me lejen e selektorit.

Ndërkaq, Lirim Kastrati dhe Arbenit Xhemajli po stërviten me gjeneratën U21.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat të hënën, derisa kujtojmë se Challandes, dje, i pushoi yjet kryesore të kombëtares.

Fitorja ndaj Malit të Zi është obligim, pasi vetëm trepikëshi nga fqinjëve do të na mbante në garë për t’u kualifikuar në EURO 2020.

/GazetaBlic/

11/13/2019 16:03

Trajneri i Çekisë shpreson për fitore në ndeshjen me Kosovën