Lajme

Kaq është përqindja e atyre që dolën për të votuar deri në ora 13:00, në qytetet me shumicë shqiptare në Maqedoni

04/21/2019 14:50
nga:FL.B

Nga 23.510 banorë të komunës së Zhelinës vetëm 6,62 për qind apo 1.557 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale. Numrat nga komisionet komunale zgjedhore tregojnë se kjo komunë shënon jehonë më të vogël.

Numër më i madh i qytetarëve të cilët vendosën ta bëjnë zgjedhjen e tyre për president vërehet në Komunën e Tetovës. Atje deri në orën 13:00 votuan 13.928 persona apo 16,71 për qind nga gjithsejt 83.367 votues të evidentuar.

Në Komunën e Tearcës votuan 9,64 për qind apo 2.133 banorë nga 22.116 të regjistruar, jehonë më të vogël ka në komunën e Bogovinës ku 8.01 për qind apo 2.204 votuan nga 27.501. Jehonë prej 14,25 për qind deri në orën 13:00 apo 2.176 nga 15.628 votues të regjistruar është në Komunën e Bërvenicë, përderisa në Jegunovc, ku ka më së paku, 10.171 votues, deri në orën 13:00 votuan 13,4 për qind apo 1.367 banorë./koha.mk

10/07/2019 02:16

Lista Serbe prin në të gjitha komunat me shumicë serbe