Lajme

“Kapen” keq në studio Bilall Sherifi e Arben Ahmeti: S’ke integritet, e lëshoj studion…

07/11/2019 21:28
nga:Gazeta Blic

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka pasur një përplasje të ashpër ndërmjet sekretarit të Nismes, Bilall Sherifi dhe gazetarit Arben Ahmeti.

Sherifi në këtë debat me analistët, derisa fliste për raportet me AAK-në, është përplasur me gazetarin Arben Ahmeti.

Derisa Ahmeti e kundërshtonte argumentin e Sherifit, për çështjen e ftohjes së raporteve me AAK-në, për shkak të bisedimeve, ky i fundit reagon ashpër, duke i thënë se nuk merret me llafe të çarshisë.

“Ju nuk keni integritet”, i thotë Sherifi Ahmetit, duke bërë që të rebelohet gazetari.

“Për çka nuk pasna integritet”, i tha Ahmeti Sherifit, derisa ky i fundit i tha se “s’keni integritet se s’po më
leni të flas”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ahmetit, i cili e pyet se a je i kënaqur me Qeverinë Haradinaj.

Përgjigja e Sherifit ishte “jo”.

“E pse atëherë kur s’jeni të kënaqur me këtë qeveri, me 80 zëvendësministra, 21 ministra, me punën e kësaj qeverie…, pse nuk dilni nga Qeveria, por na shisni moral. Mos na shisni moral…”, ka thënë Ahmeti.

Derisa vazhdontë të fliste Ahmeti, Sherifi tha se nëse vazhdohet me këtë nivel, atëherë ai do të dalë nga debati, raporton Gazeta Blic.