Showtime

A ka ndikuar Shyhrete Behluli në përzgjedhjen e muzikës së vajzës së saj? (FOTO)

02/13/2018 15:52
nga:L I

Edhe pse e re në moshë, Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares Shyhrete Behluli ka hyrë suksesshëm në skenën muzikore shqiptare.

Engji ka zgjedhur pikërisht zhanrin e muzikës që nëna e saj këndon për vite me radhë dhe kjo nuk ka ndodhur krejt rastësisht.

Duke folur për Gazetën Blic, Engjëllusha ka thënë se janë dy arsye pse ajo ka zgjedhur muzikën popullore.

“Zgjedhja për muzikën popullore ka qenë personale. Normal që edhe mami më ka dhënë këshilla, por unë vetë kam vendosur. E gjej veten aty shumë mirë”, ka rrëfyer Engji.

Engjëllusha ka zbuluar edhe detaje të projektit në të cilën po punon ajo momentalisht dhe duket se kësaj radhe atë do ta shohim ndryshe.

“Tash jam duke punuar në një baladë e cila do të lansohet shumë shpejt, bashkë me videoklip”, ka thënë ajo.

E pyetur se a ka ndonjë dashuri tjetër për të pos muzikës, ajo ka thënë se mbetet e fokusuar vetëm në muzikë.

Engjëllusha deri më tani ka sjellur bashkëpunime me nënën e saj, Shyhrete Behlulin, por ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë për bashkëpunim me ndonjë këngëtar tjetër.

“Në të ardhmen besoj që do të ketë bashkëpunim me dikë tjetër, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete”, përfundoi ajo./GazetaBlic

05/09/2018 18:20

Shyhrete Behluli hiç s’po plaket! Si çikë e re pranë vajzës, Engjit