Sporti

Ka diçka që nuk shkon me Barcelonën – De Ligt në dyshime

05/16/2019 08:33
nga:Ideal

Vetëm nënshkrimi duket se mungon për transferimin e Matthijs de Ligt në Barcelonë.

Megjithatë – pasi negociatat hynin në një fazë të përparuar, nuk ka pasur ndonjë lëvizje të papritur – duke u dhënë shpresë ekipeve të tjera në garë, përcjell GazetaBlic.

Siç raportohet nga’ Mundo Deportivo’, De Ligt nuk është i bindur plotësisht që t’i bashkohet Barcelonës.

Të premten e kaluar, në Amsterdam, mbrojtësi personalisht u takua me presidentin e klubit, Bartomeu dhe Abidal.

Mbrojtësi njoftohet se ka dyshime në lidhje me rolin e tij në ekip – pasi ata nuk do të jenë në gjendje t’i garantojnë një vend fillestar.

Për këtë arsye, De Ligt ka vendosur t’i vlerësojë të gjitha ofertat – të cilat kanë arritur muajve të fundit.

/GazetaBlic/