Sporti

Juventus: Inzaghi, Sarri apo Mihajlovic

05/19/2019 12:35
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura në Apenine.

Ende askush nuk e di se cili do të jetë pasardhësi i Masimiliano Allegrit te Juventusi, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit u largua nga “Allianz Stadium” pas pesë viteve të kaluara në Torino, derisa duke u bazuar në raportimet e fundit nga mediat franceze, nënshkrimi me PSG-në është çështje kohësh.

Por, interesant pritet të jetë te zëvendësuesi i tij. Momentalisht në listën e ngushtë janë, Sarri, Mihajlovic dhe Simone Inzaghi, me trajnerin e Lazios në “pole-position”.

Nuk përjashtohet as lojtari i dikurshëm i Interit dhe trajneri aktual i Torinos, serbi Mihajlovic, megjithatë ai mbetet opsioni i fundit, nëse dështojnë dy alternativat e para.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket kësaj lëvizjeje të mundshme.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të edicionit në Serie A.

/GazetaBlic/

06/13/2019 23:32

Juve nis misionin në Angli, Pogba e Sarri në qendër të bisedimeve