Sporti

Juventus-Barcelona, propozohet shkëmbimi i madh

08/21/2019 19:02
nga:M K

Vazhdojnë edhe më tutje të jenë dy nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

Fjala është për Juventusin dhe Barcelonën, që si duket pritet të hyjnë në negociata për një shkëmbim të madh, shkruan GazetaBlic.

Ka qenë skuadra katalunase që ia ka propozuar Juventusit një ndërrim të lojtarëve, megjithëse ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga kampionët italianë.

“Blaugrana” ka deklaruar se është e gatshme ta lëshojë mesfushorin kroat Rakitic drejt Torinos, nëse bianconerët janë të gatshëm të heqin dorë nga Emre Can.

Ky i fundit, edhe po llogaritet si njëri prej talentëve më të mëdhenj, nuk po arrin asesi të gjejë vend në formacionin bazë të “bardhë e zinjëve”.

Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare nga ndonjëra palë e përfshirë në bisedime, kuptohet nëse të njëjtat kanë filluar.

Gjatë ditëve në vijim mund të ketë të reja sa i përket këtij operacioni.

/GazetaBlic/

11/10/2019 10:28

Formacionet e mundshme: Juventus – Milan