Sporti

Jovic zbulon ëndrrën më të madhe që ka me Realin

06/15/2019 21:41
nga:M K

Luka Jovic, një nga blerjet e mëdha të Real Madrid këtë verë, në një intervistë për “AS” ka zbuluar se ka zgjedhur të luajë për skuadrën “merengues” për një arsye: Të fitojë Champions League.

“Ëndrra ime është të fitoj trofeun më të rëndësishëm europian për klube këtu, në Madrid, me skuadrën e Real.

Jam shumë i motivuar nga ky transferim. Do të më pëlqente të luaja sa më shumë dhe të ndihmoja Real që të fitojë sa më shumë trofe me mua”, deklaroi bomberi serb.

Lojtari shkëlqeu këtë sezon me Eintracht Frankurt, ku realizoi 17 gola në kampionat.

09/18/2019 23:17

Notat e lojtarëve: PSG – Real Madrid