Lajme

Johnson mohon se ka bërë komplot për ta rrëzuar kryeministren May

06/11/2017 18:44
nga:A. R.

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, mohoi se ka bërë komplot për të rrëzuar kryeministren britanike, Theresa May, pozicioni i së cilës është dobësuar në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Partia e saj Konservatore ka humbur shumicën parlamentare, por May po përpiqet të formojë qeverinë e pakicës me një parti të vogël të Irlandës së Veriut.

Ish-sekretari britanik i Thesarit, George Osborne, i cili është shkarkuar nga May vitin e kaluar, e cilësoi sot kryeministren si “grua të vdekur që ecën”.

Johnson, njëri nga politikanët më popullorë të Partisë Konservatore, tha se artikulli në gazetën “Mail on Sunday” me titull “Borisi në rrugë për kryeministër, derisa May kacavirret”, është “marrëzi”.

“Unë e mbështes Theresa May”, shkroi Johnson në Twitter.

May, në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, ka humbur 13 ulëse në Parlamentin britanik, ndonëse zgjedhjet i ka thirrur për të forcuar pozicionin e saj dhe të partisë së saj në negociatat për nxjerrjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, përcjell REL.

Fati i këtyre negociatave, që duhet të nisin më 19 qershor, mbetet i paqartë.

06/14/2019 23:47

Senatori Johnson: Serbia duhet ta njohë Kosovën