Uncategorized

Jo dhjetori, ky është muaji vendimtar për liberalizimin

03/22/2018 15:23
nga:Q F

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit i ka hapur rrugë Kosovës për të zënë siç e kanë quajtur qeveritarët “trenin” e fundit për liberalizimin e vizave.
Por puna e madhe për këtë proces, fillon tek tani, kur institucionet e vendit duhet të tregojnë rezultate efikase edhe në luftimin e korrupsionit.

Ky efikasitet duhet të jap rezultate brenda muajit, në mënyrë që komisioni evropian ta jap dritën e gjelbër për Kosovën në organet vendimmarrëse të Bashkimit Evropian.
Kjo sipas njohësve të proceseve integruese,  të cilët vlerësojnë se për të lëvizur lirshëm brenda këtij viti, rekomandimi nga Komisioni Evropian duhet të bëhet jo më larg se në muajin prill.

Emrush Ujkani njohës i proceseve integruese ka sqaruar në detaje të gjithë hapat që e presin Kosovën për liberalizmin e vizave.
Ka thënë se hapi i parë është rekomandimi që komisioni evropian duhet të ja jap Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për ta futur Kosovën në listën e vendeve shengen.
“Komisioni evropian duhet të bëjë rekomandim, pra i propozon këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian, ndërsa vendimmarrja bëhet nga Këshilli i BE-së, që përbëhet nga 28 vende anëtare dhe parlamentit evropian, të cilat në bazë të institucioneve bëjnë ato çka njihen si procedurë e rregullt e vendimmarrjes.
Ndërsa këshilli vendos me pas, me shumicë të kualifikime dhe jo me unanimitet, pra në qoftë se çdo gjë do të shkoj ashtu siç duhet, mendoj se më së shumti nëntori apo dhjetori më së largu është dashtë që këshilli i BE-së dhe parlamenti evropian ta miratojnë vendimin për futjen e Kosovës nën listën e shengenit të bardhë” ka thënë Ujkani për GazetënBlic.

Ujkani ka thënë se është vendim i komisionit evropian se kur do ta bëjë rekomandimin, por për ta arritur liberalizimin këtë vit, është e domosdoshme që rekomandimi të bëhet në prill ose maj, ngase i tërë procesi i vendimmarrjes merr kohë 6 deri ne 9 muaj.

“Vendimmarrja si proces në BE është i komplikuar dhe në rrethanat edhe më të shpejta, minimalisht do të marr deri në 6 muaj kohë për të pas një vendimmarrje brenda BE-së. Në qoftë së komisioni e jep këtë rekomandim në muajin prill, atëherë deri në tetor ose nëntor BE duhet të vendos” ka theksuar Ujkani.

Se procesi deri në liberalizim është ende shumë i gjatë e thotë edhe Artan Murati nga KDI.

Duke folur për Gazetën Blic, Murati ka thënë se vlerësimi që BE do i jap Kosovës për luftimin e korrupsionit është jetik në këtë fazë.

“Mbetet për tu parë vlerësimi i BE-së rreth progresit që Kosova ka bërë në luftimin e korrupsionit e krimit” ka thënë Murati.

Edhe ai ka sqaruar rëndësinë e komisionit evropian dhe rekomandimit që ky duhet të ja bëj Parlamenti Evropian, por ka theksuar se ky komision nuk e jep rekomandimin pa vlerësuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.
“Fillimisht, Komisioni e bënë vlerësimin se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim.”
Murati ka shtuar se e tërë kjo procedurë mund të zgjasë 6 deri në 9 muaj.

“Nëse vlerësohet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, liberalizimi mund të na vie më së afërmi në vjeshtën e vonë.” ka thënë Murati.
Se a do e jap këtë rekomandim komisioni, varet shumë nga efikasiteti i institucioneve në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe këtë gjë e kanë thënë edhe përfaqësuesit e BE-së, në një njoftim publik të dërguar sot/GazetaBlic/

08/12/2018 11:49

‘Dita e Rinës’ – kompletohet Puzzle i flamurit të BE-së