BLIC.TV

Jakup Krasniqi komenton protestat e Vetëvendosjes, i ‘thumbon’ fort

05/03/2019 23:03
nga:FL.B

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi nuk i sheh protestat si zgjidhje, aq më pak kur sipas tij ato janë të organizuara nga partitë politike, shkruan GazetaBlic.

I pyetur rreth asaj se si i sheh protestat e organizuara së fundmi nga Lëvizja Vetëvendosje me sloganin “Kundër PAN hajnisë”, ai është përgjigjur shkurt duke thënë se si parti, gjithë këtë e bëjnë për pushtet.

Po protestat ne e kemi parë që nuk janë zgjidhje. Është një reagim i natyrshëm dhe unë do të dëshiroja jo partitë politike të bëhen bartëse. Sepse, në fund të fundit partitë politike e kanë për pushtet. Sikur protestat të vini nga qytetarët, nga vetëdija qytetare unë do t’i mbështesja.” – ka thënë Krasniqi në “BlicInterview me Astrit Gashin”.

/ © GazetaBlic /

05/03/2019 22:52

Jakup Krasniqi tregon se si i kishte vepruar kur i kërkuan ta punësonte ‘me të njofshëm’ një person