BLIC.TV

Jakup Krasniqi godet Thaçin, Haradinajn e Ramën, i quan jo serioz!

05/03/2019 22:21
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate Jakup Krasniqi, në një intervistë për emisionin “Blic Interview” ka komentuar veprimet e politikanëve shqiptarë që ishin pjesë e Samitit të Berlinit.

Krasniqi, e ka quajtur jo serioz Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, pas përplasjes mes vete, në mbyllje të Samitit.

“Unë do ta kisha parapëlqyer që gjuha e drejtuesve të shtetit tanë në Berlin të ishte e ashpër në takimet e brendshme dhe jo në konferencat e shtypit, kjo është e para. E dyta, ne tash e shohim Hashim Thaçin si mbrojtës fanatik të taksës dhe të gjitha meritat i merr për veti e për Partinë Demokratike se ata kinse e kanë vendosur taksën dhe pastaj e dëgjon kryeminsitrin duke akuzuar Thaçin se po bën presion për ta hequr taksën dhe sot e lexova në media që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e fyen rëndë kryeminsitrin e Kosovës dhe kjo gjuhë nuk tregon seriozitetin e këtyre njerëzve në këto përgjegjësi që kanë edhe në vendet e tyre por edhe në raportet me vendet tjera që kësaj radhe ishin në Berlin”, tha Krasniqi, në emisionin “Blic Intervieë” që po transmetohet në Klan Kosova dhe në “Gazeta Blic”.

Tutje, ai shprehu pakënaqësitë e tij ndaj Thaçit, Haradinajt e Ramës për gjuhën e përdorur pas takimeve.

  • #BLICINTERVIEW | Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi