Cult

Jahjaga fton qytetarët në festimin e 20 vjetorit të NATO-s në Kosovë

06/10/2019 15:30
nga:Natyra

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, udhëheqëse e fushatës “Për lirinë tonë”, ka deklaruar se për të shënuar 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s, janë ftuar miq të shtetit të Kosovës, ku të pranishmit do të jenë ish-presidenti i ShBA, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright dhe shumë personalitete të rëndësishëm.

Jahjaga në një konferencë për media ka thënë se më 12 qershor në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror.

“Në këtë ngjarje ftojmë të jenë të pranishëm edhe qytetarët e Kosovës, sepse është një datë historike për vendin tonë”, tha Jahjaga.

Ajo shtoi se ftesa kanë dërguar edhe te të gjithë vendimmarrësit në rajon, ndër ta edhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

06/28/2019 23:49

Jahjaga: Kosova ka nevojë për investime në arsimimin e të rinjëve