Sporti

Ja kur i mësojnë kundërshtarët e tyre për parakualifikime, Feronikeli dhe Prishtina

06/08/2019 13:27
nga:M K

Pas tre ditësh do të mësohen kundërshtarët e Feronikelit dhe Prishtinës në parakualifikime për Champions, respektivisht Europa Ligë.

Feronikeli, si kampion i Kosovës do të hyjë nga vazo e dytë, kurse kundërshtar në gjysmëfinale do ta ketë Lincoln Red Imps ose Santa Coloma, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se faza e parakualifikimeve zhvillohet në Prishtinë.

Ndeshjet e para gjysëmfinale të parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve, zhvillohen me 25 qershor, kurse ‘finalja’, me 28 qershor.

Ndërkaq te Prishtina situata qëndron pak më ndryshe, pasi ajo mund të përballet me ekipet që gjenden në pjesën tjetër të fazës së parë.

Kujtojmë që, nëse Feronikeli fiton raundin parakualifikues e siguron fazën e parë të kualifikimeve, ndërsa në rast të eliminimit, do të luajë në vazon e dytë të Europa Ligës.

/GazetaBlic/

08/16/2019 13:53

Fetahaj: Kjo është arsyeja pse u largova nga Prishtina