Fit&Sexy

Ja cilat janë shenjat e para paralajmëruese të kancerit: A jeni në rrezik?

03/13/2018 13:54
nga:M H

Shumë nga ne nuk i dinë shenjat paralajmëruese të formave më të njohura dhe vdekjeprurëse të kancerit. Një vëzhgim shqetësues tregon se 26% e amerikanëve nuk i dinë shenjat dalluese të kancerit të mushkërive, kancerit kryesor, vrasësi i burrave dhe i grave.

Nga gjithë të anketuarit, më pak se gjysma njohën marrjen e frymës si shenjë paralajmëruese të kancerit të mushkërive dhe vetëm 39% kollën. Disa nga ata që u përgjigjën dalluan me saktësi simptoma shqetësuese më specifike, kolla që përkeqësohet ose të kollitësh gjak. Vëzhgimi u drejtua nga Ipsos MORI në emër të Koalicionit Ndërkombëtar të Kancerit të Mushkërive (ONKM).

Zbulimet janë të frikshme duke marrë parasysh se kjo sëmundje vret afërsisht 160.000 amerikanë në vit. “Pacientët shpesh diagnostikohen në një fazë të vonë të sëmundjes, kur trajtimi nuk është më një mundësi”, thotë Dr. Matthew Peters dhe kryetari i ONKM. “Nëse pacientët do diagnostikoheshin më herët, ne mund t’i trajtonim dhe të shpëtonim jetë. Prandaj të njohësh simptomat është kaq e rëndësishme”.

Shenjat paralajmëruese: Kur duhet të shkoni tek doktori

Dr. Dale Shepard, i cili punon në repartin e onkologji-k të tumor-eve solide në spitalin e Klevelandit shton se është tragjikisht e rëndomtë që pacientët të injorojnë shenjat paralajmëruese të llojeve të tjera të kancerit. “Kanceri mund të kurohet thuajse në secilin rast nëse kapet herët, por shumë shpesh, njerëzit presin kaq gjatë para se të shohin një doktor, saqë sëmundja nuk është më e kurueshme”.

Nëse vini re njërën nga këto shenja të pashpjegueshme, mos hezitoni të këshilloheni me doktorin:

Rënia e pashpjegueshme në peshë

Dr. Shepard shprehet se nëse shumica e njerëzve do ishin të kënaqur nga humbja e disa kileve pa mbajtur dietë, rënia e pashpjegueshme në peshë (16 kile apo më shumë), apo humbja e papritur e oreks-it janë mes shenjave më të rëndomta të kancerit. Shoqata amerikane e kancerit (SHAK) shpjegon se kjo sipmtomë shfaqet kur kemi të bëjmë me kancerin e pankreas-it, stomaku-t, ezofag-ut dhe mushkërive. Mund të ndodhë që të mos jetë kancer. Ka një sërë gjendjesh serioze shëndetësore që mund ta shfaqin këtë simptomë si: tiroidet shumë aktive, diabet-i, sëmundjet e mëlçisë dhe depresion-i.

Temperaturë e ulët dhe e vazhdueshme

Kjo mund të jetë simptoma e parë e kancerave të caktuar, veçanërisht leuçemisë (leukemi), sëmundja Hodgkin (Limfoma Hodgkin). Temperatura e ulët- që do të thotë mga 36,6° C deri në 37,6° C, mund të vijë edhe nga një gamë e gjerë infeksionesh.

Lodhje që përkeqësohet

“Nëse nuk ja dilni dot gjatë ditës pa shtrirë 3-4 orë në ditë, ndërkohë që më parë nuk ju është dashur; kjo mund të jetë tregues për kancer”, thotë Dr Shepard. Sipas raportit të SHAK, kjo simptomë shfaqet veçanërisht në rastet e leuçemisë si dhe të kancerave me humbje gjaku si kanceri i shtyllës kurrizore dhe i stomakut. Sëmundje të tjera që sjellin pafuqi të thellë përfshijnë anemi, çrregullimet e gjumit, diabeti, problemet me zemrën, fibromilgjia dhe artrit-i.

Një dhimbje që nuk shërohet ose ndryshime të lëkurës

Besoj se e dini që nishanet asimetrike (njëra pjesë nuk përputhet me tjetrën), ato që kanë kufij të çrregullt, përmbajnë një larmi ngjyrash apo janë më të mëdha se një gomë lapsi, mund të jenë shenja paralajmëruese të melanomë-s, formës vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës. Gjithsesi ajo që nuk dihet është se dhimbjet apo ndryshimet e lëkurës (përfshirë dhe një kruajtje të vazhdueshme), mund gjithashtu të jenë tregues për forma të tjera kanceri. Dr. Shepard ka patur një pacient që shenja e parë e kancerit të shtyllës kurrizore ishte një dhimbje në kokë që nuk shërohej. Ai ka pasur dhe pacientë me kancer mushkërie dhe limfomë, shenja e parë e të cilëve ka qenë një kruajtje e vazhdueshme.

Probleme me gëlltitjen ose një ashpërsi në fyt

Këto simptoma bashkë me djegie buzësh që nuk ikën, gjakderdhje të pazakontë, dhimbje ose mpirje të gojës, dhe dhimbje fyti kronike, mund të paralajmërojnë kancerin oral. Ashpërsia e vazhdueshme e fytit mund të jetë tregues dhe për refluks-in gastro-ezofageal (GORD), alergji, kancerin e fytit apo laringit, pasojë e duhanpirjes ose e tiroideve jo aktive. Kështu raporton Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit. Një numër i madh i çrregullimeve të ezofagut mund të bllokojnë gëlltitjen.

Pllakëza të bardha në gojën tuaj. Njihet ndryshe si leukoplaki

Këto pllakëza të vogla, në të bardhë dhe gri, që dallohen në mishrat e gojës anash dhëmbëve shpesh ngatërrohen me një infeksion të mukozës që shfaqet me pllaka të ngjashme. Ndryshe nga infeksioni, që mund ta heqim duke e kruajtur, leukoplaki nuk mund të hiqet në këtë mënyrë. Spitali i Mayou-s raporton se kanceri i gojës shpeshherë formohet pranë këtyre pllakave dhe vetë pllakat mund të shkaktojnë ndryshim të kancerit.

Gjaku kur shkoni në tualet

Dr.Shepard thotë se kjo simptomë shpesh nuk merret seriozisht nga pacientët. Njerëzit nxitojnë të besojnë se fajin e ka një infeksion i rrugëve urinar-e, edhe pse nuk kanë patur një të tillë më parë. Gjithsesi gjaku në urinë mund të jetë shenjë e kancerit të fshikëzës së urinës dhe duhet parë nga një urolog. Shpeshherë kanceri i fshikëzës, nuk diagnostikohet deri sa të jetë në një gjendje të pakurueshme sepse njerëzit presin shumë gjatë para se të shkojnë tek doktori. Në të njëjtën mënyrë nuk duhet të anashkaloni gjakun në fekale sepse mund të jetë një shenjë paralajmëruese për kancerin e shtyllës kurrizore, siç është çdo ndryshim i zakoneve të jashtëqitjes.

Dhimbjet e pashpjegueshme

Këshilli Amerikan i Kancerit raporton se kjo shenjë mund të paralajmërojë kancer të testikujve dhe kockës. Një dhimbje që nuk shërohet ndërkohë që mjekohet, duke marë dhe medikamente të forta mund të jetë sinjali i një tumor-i në tru, ndërsa dhimbja e kurrizit dhe mesit mund të jetë shenjë për kancerin e shtyllës kurrizore ose në vezore. “Dhimbja e pashpjegueshme është simptoma më e rëndomtë e kancerit dhe është gjithmonë paralamëruese”, thotë Dr. Shepard.

Një lipomë ose një masë e gjerë (gjëndër në lëkurë)

Tipe të ndryshme kanceri përfshirë atë të gjirit, testikujve dhe nyja limfatike, mund të ndjehen në lëkurë. Një lipomë ose gjëndër mund të jetë një shenjë e hershme apo e vonë e kancerit. Kështu raporton SHAK. Kini kujdes pasi shpeshherë kanceri i gjirit mund të shkaktojë skuqje dhe trashje të lëkurës, ndryshe nga gjëndra e dhjamit që zakonisht pritet, kështu që çdo ndryshim në pamjen apo ndjesinë e gjirit tuaj duhet të kontrollohet.

Çdo simptomë e vazhdueshme, e pashpjegueshme dhe shqetësuese

“Kur diçka nuk shkon, mos mendoni se nuk ka asgjë. Duke “dëgjuar” trupin tuaj dhe kontrolluar çdo simptomë sa më shpejt dhe jo vonë, kjo mund t’ju shpëtojë jetën nëse del se problemi është kanceri”, shprehet Dr. Shepard.

10/30/2018 13:03

Gjendet kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave të kancerit