Showtime

Ivanka Trump zbulon sekretin e saj të suksesit

06/01/2018 19:51
nga:Gazeta Blic

Ivanka Trump në bisedë për “Business Insider” u ka dhënë këshilla të gjithë njerëzve të cilët dëshirojnë të avancojnë në karrierë.

Ish-manekinia dhe biznesmenia Ivanka Trump në fillim ka theksuar që është e nevojshme të punoni me ngulm në moshën e hershme të jetës, në mënyrë që të gjeni pasionin tuaj në punë të cilën vërtet doni ta bëni.

“Pasioni vështirë zbulohet nëpërmjet vetëvlerësimit. Duhet patjetër të keni përvojë – të mësoni në kohë reale dhe nëpërmjet përvojës e cila ju nxit rrahjen e zemrës”, ka thënë e bija e kryetarit amerikan.

Kjo do të thotë që identifikoheni me gjërat të cilat ju interesojnë dhe pastaj të filloni të luftoni për to.

“Vetëm dilni dhe bëni gjërat të cilat i doni, ndërkaq ato të cilat vazhdojnë t’ju zgjojnë interesim punoni edhe më shumë”, këshillon Ivanka.

Dhe cili është çelësi i suksesit? Ivanka thotë që filloni të punoni dhe të jepni më të mirën nga vetja.

“Vetëm njerëzit të cilët i kam takuar të cilët janë shumë të suksesshëm në fushën e tyre janë njerëz të cilët janë thellë të pasionuar me punën të cilën e bëjnë çdo ditë”.

11/05/2019 13:23

E bija e Donald Trump kalon pushimet me miliarderin rus në jahtin e tij