Sporti

Ivan Balliu drejt kampionatit spanjoll, katër skuadra e duan mbrojtësin shqiptar

05/25/2018 13:39
nga:FL.B

Ivan Balliu mund të largohet nga Metz, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e fundit të Ligës së Parë franceze.

Për mbrojtësin shqiptar, i formuar në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia, interesohen disa skuadra spanjolle, si Levante, Eibar apo Leganes, por hapa më konkretë ka hedhur Girona, që e përfundoi kampionatin spanjoll në vendin e 10-të.

Sekretari teknik i kësaj skuadre, Quique Cárcel, po punon me shumë kujdes për përforcimin e organikës me lojtarë cilësorë dhe një nga të piketuarit prej tij është edhe Balliu, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve U-16 dhe U-17 të Spanjës.

Sipas El Mundo Deportivos, kontakti i parë ka qenë me agjencinë Wasserman, që përfaqëson Balliun, për të kuptuar më mirë situatën e futbollistit shqiptar te Metz dhe qëllimin e palëve.

Për momentin, përfaqësuesit e Gironas nuk kanë përpiluar ofertë konkrete, por ekzistojnë mundësi reale që 26-vjeçari të kthehet në Spanjë, për të luajtur në La Liga.

Mësohet se Balliu ka miqësi të ngushtë me disa lojtarë të Gironas, si Carles Planas dhe Marc Muniesa.

Ivan Balliu është bërë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë pas largimit të Gianni De Biasit, që u pasua nga Christian Panucci.

Debutimi i tij me kuqezinjtë erdhi në eliminatoren me Spanjën në udhëtim, që Shqipëria e humbi me rezultatin 3-0.

 

05/19/2019 16:44

Eibari kalon në epërsi ndaj Barcelonës