Sporti

Istogu, “treni i fundit” për Vëllaznimin para “katastrofës”

11/06/2019 09:46
nga:M K

Njëra nga skuadrat më me nam në futbollin kosovar, Vëllaznimi i Gjakovës, po përjeton ndoshta vitet më të këqija në histori të klubit.

Kjo pasi situata momentale në klubin gjakovar, lë për të dëshiruar, shkruan GazetaBlic.

Tifozët, biznismenët dhe dashamirët e ekipit “kuq e zi” janë angazhuar maksimalisht ditëve të fundit, për të shitur sadopak bileta në mënyrë që ta ndihmojnë klubin, me shumë probleme financiare.

Gjithsesi, Vëllaznimi, sot do ta ketë trenin e fundit para një katastrofe totale.

Një fitore do t’ia kthente moralin ekipit për dy xhirot e fundit, e pastaj me privatizim eventual në Janar të shpresonte për mbijetesë.

/GazetaBlic/

11/19/2019 21:19

Vjen reagimi nga MPJ pas akuzave se u dhanë 2 milionë dollarë për njohjen e Kosovës nga Ishujt Maldive